ShowBiz

Publikohet kënga “Hallucinate” nga Dua Lipa

Edhe Dua Lipa solli këngë të re.

Dua Lipa ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Hallucinate”, të shoqëruar me një video të animuar, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka bërë të ditur se kjo këngë është krijuar me shumë dashuri gjatë kohës kur ka qëndruar e vetizoluar.

Ajo falënderoi publikisht të gjithë ekipin që e ndihmuan në realizimin e kësaj kënge, që është njëherësh projekti i parë pas albumit “Future Nostalgia”.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Dua Lipa me titull “Hallucinate”. 

the authorGazetaKNN