Aktuale

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 4 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 5 persona nga koronavirusi.

Numri i të infektuarve deri tani në vend ka shkuar në 107 mijë e 883.

Ndërsa, numri i viktimave në 2 mijë e 264.