ShowBiz

Publikohet videoklipi i animuar i “Break my heart” nga Dua Lipa

Dua Lipa solli me klip të animuar këngën “Break my heart”.

Një prej projekteve shumë të suksesshme nga albumi “Future Nostalgia” i Dua Lipës është edhe “Break my heart”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja këtë projekt e solli më 26 mars, të shoqëruar edhe me videoklip, me të cilin ka marrë mbi 80 milionë klikime në kanalin YouTube.

Ndërsa tani, ajo publikoi të njëjtën këngë me videoklip të animuar, të realizuar në mënyrë unike, ku Dua vjen si personash i filmave të animuar.

Albumi “Future Nostalgia” nga Dua Lipa ka rezultuar shumë i suksesshëm, duke u renditur për javë të tëra i pari në Britani.

Më poshtë mund ta shikoni videoklipin e animuar të këngës “Break my heart” nga Dua Lipa. /Lajmi.net/