Rajon & Botë

Puigdemont: Më trajtojnë mua si një të droguar, një vrasës serial

Lideri i shkarkuar i Katalonisë, Carles Puigdmeont, deklaroi sot se ai ishte “trajtuar si kriminel, narko-diler, pedofil, vrasës serial” dhe kjo sipas tij është abuzim, dhe jo politika.

“Të trajtohem si kriminel, narkotik, pedofil, vrasës serik, unë mendoj se kjo është një abuzim … kjo nuk është politika, është përdorimi i gjykatave për qëllime politike”, tha Puigdemont për Sky News.