Aktuale

Punëtorët shëndetësor do t’i marrin shtesat prej 300 eurosh deri në përfundim të pandemisë

Punëtorëve shëndetësorë në Kosovë do t’u paguhen 300 euro shtesë në pagat e tyre deri në përfundimin e pandemisë.

Kjo u bë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, shkruan lajmi.net.

Ky i fundit tha se ka kërkuar nga kryeministri Hoti që punëtorëve shëndetësorë këto shtesa t’u paguhen deri në përfundim të pandemisë, dhe në lidhje me këtë kërkesë ka pasur mbështetjen e kryeministrit.

Postimi i plotë i Zemajt në Facebook:

Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga Kryeministri z. Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19. Kërkesë e cila gjeti mbeshtetjen dhe mirëkuptimin e Kryeministrit.

the authorGazetaKNN