AktualeRajon & Botë

Putin e Erdogan takohen sot

Sot presidenti rus Vladimir Putin, pritet të takohet me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan, në qytetin rus Soçi.

Takimi do jetë i dyti me radhë për më pak se tre javë.

Presidenti turk Erdogan, që nga fillimi i luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, ka luajtur rolin e ndërmjetësit në mënyrë që të dy palët të mos dëmtohen më shumë dhe t’i japin fund luftës.

Madje Turqia inistoi edhe në krijimin e një marrëveshjeje midis dy vendeve ndërluftuese për të rifilluar urgjentisht dërgesat e grurit ukrainas përmes Detit të Zi.