Rajon & Botë

Putin urdhëron lëshimin e katër raketave ndërkontinentale

Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi lëshimin e katër raketave ndërkontinentale gjatë manovrave ushtarake, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Urdhëri u dha dje gjatë manovrave të përbashkëta ushtarake të forcave ajrore dhe të flotës së Paqësorit dhe asaj të Veriut të marinës, e cila u mbikëqyr nga Putini si komandanti i ushtrisë ruse.

“Tri raketa balistike ndërkontinentale u lëshuan nga nëndetëset bërthamore, së bashku me një raketë tjetër që u nis nga kozmodromi i Plesetskut, në Rusinë Veriore”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Të gjitha ‘objektivat’ u shkatërruan”, shtoi ministria e sipërcituar.

the authorE B