Aktuale

PZAP paralajmëron partitë politike: Paguani borxhet ose do të ketë dënime shtesë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes një njoftimi për media ka paralajmëruar subjektet politike për pagesën e gjobave të papaguara të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka njoftuar  subjektet politike që brenda 15 ditëve kalendarike duke filluar nga data 17 janar deri me 31 janar 2020, të paguajnë gjobat e shqiptuara nga PZAP-i ndaj tyre për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të 06 tetorit 2019, në të kundërtën PZAP-i do të jetë i detyruar që të zbatoj ligjin e aplikueshëm, respektivisht do të shqipton dënime shtesë për secilin vendim veç e veç, si dhe do të zbatojë ligjin e aplikueshëm të procedurës përmbarimore nr. 04/L-139.

“Neni 120, paragrafi 2. të LZP-së, përcakton se dështimi për të paguar dënimin apo për t’ju bindur një urdhërese të PZAP-it brenda periudhës kohore të saktësuar ne vendimin e PZAP-it është një shkelje tjetër e këtij ligji që mund të sanksionohet me dënim shtesë nga PZAP-I”, thuhet në njoftim.

PZAP-i, në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës të 06 tetorit 2019, ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike dhe atë: Gjithsej gjoba- 360,000.00 euro; Gjoba të paguara- 84,900.00 euro; Gjoba të papaguara-275,100.00 euro.

Më poshtë mund t’i shihni partitë të cilat kanë paguar gjobat dhe ato që nuk kanë paguar.

Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK = 74,850.00 euro- Nuk ka paguar

Partia Demokratike e Kosovës – PDK = 100,100.00 euro- Ka paguar 45,000.00 euro, ndërsa nuk ka paguar 55,100.00 euro,

Lëvizja Vetëvendosje = 14,100.00 euro-Nuk ka paguar

Lista Serbe = 36,500.00 euro – Ka paguar

Koalicioni AAK-PSD = 89,600.00 euro- Nuk ka paguar

Koalicioni Nisma- AKR- PD = 33,900.00 euro- Nuk ka paguar

PREBK = 250.00 euro- Nuk ka paguar

IRDK Lendrit Qeli = 1,200.00 euro- Ka paguar

Koalicioni Sloboda = 5,100.00 euro-Nuk ka paguar

PLE = 1,100.00 euro- Ka paguar

VAKAT = 1,100.00 euro- Nuk ka paguar

KDTP = 1,100.00 euro- Nuk ka paguar

PG = 1,100.00 euro-Ka paguar

the authorGazetaKNN