Aktuale

Që nga muaji shkurt janë testuar afro 35 mijë persona për koronavirus në Kosovë

Që nga 8 shkurti kur kanë filluar testimet për koronavirus në Kosovë e deri sot janë testuar gjithsej 34 mijë e 720 persona.

Kryesisht testohen deri në 450 persona në ditë, shkruan Gazeta Sinjali.

Të gjithë këta persona dyshoheshin se janë të prekur me koronavirus, për shkak se kishin simptoma ose ishin raste kontakti me personat e infektuar.

Nga këto testime, gjithsej pozitivë me koronavirus kanë rezultuar 7 mijë e 413 raste, ku prej tyre 185 kanë humbur betejën me koronavirusin.

Po ashtu numri i të shëruarve nga koronavirusi po rritet çdo ditë. Ka disa ditë me radhë që numri i të shëruarve në ditë po kalon mbi 100.

Deri sot në Kosovë janë shëruar gjithsej 4 mijë e 27 persona.

the authorGazetaKNN