Arsim & Kulturë

Qendra Gjermane e Kompetencës akreditohet me nëntë programe profesionale

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), pas përfundimit të procesit të vlerësimit të Qendrës Gjermane të Kompetencës (QGJK), pjesë e Kolegjit AAB, ka vlerësuar pozitivisht dhe ka akredituar nëntë programe profesionale të kësaj qendre, si: Programet në fushën e TIK-ut(Administrues i rrjetit dhe sigurisë se sistemeve në TI dhe Programer profesionist); Programet në fushën e Komunikacionit (Programer profesionist, Transport rrugor dhe Trafik rrugor) si dhe programet në fushën e Estetikës – Estetikë, Parukeri, Manikyr, Pedikyr dhe Grim.

“Të diplomuarit nga këto programe do të marrin njohuri të avancuara dhe do të fitojnë shkathtësi origjinale profesionale”, tha drejtori i QGJK-së, Altin Shala.

Kandidatët e interesuar për këto programe të QGJK-së, mund të regjistrohen nga sot, në ambientet e Kolegjit AAB,ndërsa procesi mësimor fillon nga muajin tetor të këtij viti.

Për më shumë detaje rreth QGJK-së klikoni linkun zyrtar: http://qgjk-edu.net/