Aktuale

Qentë endacakë sulmojnë nënën me fëmijë në oborrin e QKUK-së (Video)

Qentë endacakë janë bërë shqetësim i madh për qytetarët e komunës së Prishtinës.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në oborrin e Fakultetit të Mjekësisë, brenda Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, kur një turmë e qenve endacakë kanë sulmuar një nënë me një fëmijë.

“ORAinfo” ka siguruar një video kur qentë kishin filluar të sulmonin nënën dhe fëmijën e saj, derisa ata kalonin nëpër oborrin e kësaj klinike.

Për fat të mirë të kësaj nëne, kanë reaguar disa qytetarë të cilët me mjete të ndryshme kanë detyruar qentë të largohen nga nëna dhe fëmija i saj.

Në video dëgjohen klithmat e nënës dhe fëmijës, ndërsa aty shihen edhe qytetarët të cilët iu dalin në ndihmë.

Një qytetar i cili kalon çdo ditë kësaj rruge ka treguar për “ORAinfo” se në këtë pjesë të oborrit të QKUK-së për çdo ditë sulmohen qytetarë të ndryshëm nga turma qensh endacakë.

Sipas tij, deri më tani nuk ka ndërhyrë askush nga komuna për të bërë një zgjidhje të këtij problemi.

the authorSamir Dalipi