Aktuale

Qeveria do të shqyrtojë propozimin për rritjen e pensioneve

Qeveria e Kosovës po mbanë mbledhjen e rregullt.
Në këtë mbledhje Qeveria ka marrë vendim që të shqyrtojë propozim vendimin për rritjen e pensioneve, raporton lajmi.net.

Ministri i Financave Bedria Hamza ka thënë se bazuar në programin dhe buxhetin e vitit 2019 propozohet që të bëhet rritja e pensioneve bazike 20 për qind, e kontributdhënëse 15 për qind, ndërsa pensionet parakohshme për Trepçën 20 për qind.

Pensionet me rritje retroaktive do të dalin nga muaji shkurt. /Lajmi.net/