Aktuale

Qeveria emëron Bordin e përkohshëm të Trepçës

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike Rozeta Hajdari ka propozuar në mbledhjen e sotme që qeveria të marrë vendim për emërimin një bordi të përkohshëm mbikqyrës për ndërmarrjen publike qëndrore Trepça sh.a.

Ministrja Hajdari ka propozuar që 4 drejtorë të përkohshëm, tre nga ta përfaqësues të qeverisë dhe një drejtor përfaqësues i punëtorëve  të përbëjnë bordin e përkohshëm mbikqyrës

“I propozoj qeverisë të emërojë një bord të përkohshëm mbikqyrës duke u bazuar në ligjin për Trepcën dhe në ligjin për ndërmarrjet publike, Sylejman Hyseni drejtor ,Bahri Hyseni, Shyqeri Kelmendi drejtor dhe Shyqeri Sadiku”, ka propozuar Ministrja.

Ky propozim është miratuar me shumicë votash nga kabineti qeveritar, pa vota kundër dhe pa abstenime.

the authorSamir Dalipi