Ekonomi

Qeveria harton strategji për disiplinën fiskale

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sa i përket menaxhimit të financave publike dhe ka draftuar Strategjinë gjithëpërfshirëse që në vete përmban katër shtylla mbi të cilat ndërtohet menaxhimi i financave publike.

Kjo u bë e ditur sot gjatë konferencës “Dialogu i Politikave të Menaxhimit të Financave Publike”, organizuar nga Ministria e Financave.

Në kuadër të kësaj strategjie ndër katër elementet kryesore, përbëjnë disiplinën fiskale, efikasitetin e alokimeve, efikasitetin operacional dhe çështjet horizontale që janë të ndërlidhura me menaxhimin e financave publike.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi tha se hartimi i kësaj strategjie është bërë në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke u konsultuar me të gjitha institucionet relevante qeverisëse, me organizata jo qeveritare dhe organizata ndërkombëtare, duke përfshirë këtu Komisionin Evropian, FMN, Bankën Botërore dhe institucione të tjera.

“Qeveria e Kosovës ka ndërmarr një h ap të rëndësishëm dhe kompleks sa i përket menaxhimit të financave publike, ka draftuar strategjinë gjithëpërfshirëse që në vete ngërthen katër elemente kryesore ose katër shtylla mbi të cilat ndërtohet menaxhimi i financave publike… këto janë disiplina fiskale, efikasiteti i alokimeve, efikasiteti operacional dhe çështjet horizontale që janë të ndërlidhura me menaxhimin e financave publike”, tha Krasniqi.

Gjatë draftimit të këtij dokumenti janë marrë parasysh strategjitë individuale që ka të bëjë me kontrollin e brendshëm të financave publike, strategjinë e ATK, doganor dhe të ngjashme.

Kurse, Rexhep Vasolli, kryesues i ekipit përgjegjës për hartimin e strategjisë, foli edhe për rëndësinë e këtij hapi, duke thënë se ka për qëllim mbledhjen e qëndrueshme të të hyrave.Ai tha se kjo strategji dhe procesi që përfshin strategjinë, ka rëndësi për Qeverinë e Kosovës edhe për sa i përket marrëdhën ieve financiare me partnerët ndërkombëtare. Sipas Vasollit, një strategji e mirëfilltë e financave publike është parakusht për mbështetje buxhetore sektoriale nga Komisioni Evropian.

“Në kuadër të reformës së paraparë të administratës publike, Kosova ka marrë edhe obligimin me qëllim të përmirësimit të mëtejmë të fushës së menaxhimit të financave publike dhe përkushtimi i Qeverisë së Kosovës është një sistem modern të menaxhimit të financave publike i cili do të jetë në harmoni edhe me standardet dhe përvojat më të mira në rajon. Hartimin e kësaj strategjie përpos përkushtimit tonë që ta krijojmë një sistem sa më të mirë dhe efikas e transparent në menaxhim, po ashtu adreson edhe kërkesat karshi partnerëve zhvillimor”, tha Vasolli.

Berat Thaçi nga GAP vlerësoi se kjo strategji është me interes dhe rrit transparencën. Ndërsa, Qeveria parasheh që kjo strategji pritet të aprovohet para fundit të muajt qershor. /KP

Leave a Reply