Aktuale

Qeveria ndalon përdorimin e veturave zyrtare për punë private

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt ka marrë vendim që veturat zyrtare të përdoren vetëm për kryerjen e detyrave zyrtare, raporton Gazeta Express.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Policia e Kosovës autorizohet që te kontrollojë shoferët dhe të ju kërkoj shoferëve autorizimin zyrtarë me veturën që janë duke udhëtuar.

Në mbledhje të Qeverisë është emëruar edhe grupi punues për bashkëpunim me Gjermaninë për vizat./GazetaExpress