Ekonomi

Qeveria ndan 150 mijë euro për ekspertiza profesionale për privatizimin e PTK-së

Qeveria e Kosovës ka ndarë 150 mijë euro për ekspertiza profesionale për privatizimin e PTK-së.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci,  tha se është identifikuar nevoja e domosdoshme për vlerësimin e dëmit për privatizimin e PTK-së,  sa i përket privatizimit të saj dhe çështjes AXOS.

Ferat Shala zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, foli para kabinetit qeveritar për çështjen e ndotjes së ajrit.

“Ministria ka marrë masa adekuate dhe po përcjellim situatën. Çështja e ajrit nuk është situate e mirë. Por në parim nuk ka ndodh vetëm në këtë vit, por ky është një proces që na ka përcjellë gjatë kohës së pasluftës. Ne kemi marrë masa kemi ngrit trupa të veçanta. Kemi identifikuar burimet e ndotjes dhe kërkoj bashkërendim të forcave institucionale që te ndikojnë në zbutjen e kësaj problematike”, u shpreh ai.

Ai  kërkoi koordinim të ministrive relevante që t’i kryejnë detyrat në kuadër të legjislacionit.

Gjatë kësaj mbledhje qeveria ka miratuar edhe draft kodin  e drejtësisë për të mitur dhe draft strategji të tjera./KP