Aktuale

Qeveria sërish shtyn mbledhjen e premiumeve për sigurimet shëndetësore

Qeveria e Kosovës në largim e ka shtyrë për afat të pacaktuar nisjen e mbledhjeve të premiumeve për shërbimet shëndetësore.

Ky vendim u morr në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.

Mbledhja e premiumeve në kuadër të ligjit për Sigurimet Shëndetësore, ishte planifikuar që të niste nga muaji korrik.

Ligji fillimisht ishte paraparë të niste së zbatuari në janar të këtij viti, por projekti ishte shtyrë për në muajin korrik, me arsyetimin e qartësimit të mëtejmë të tij.

the authorE B