Aktuale

Qeveria vendos për shpronësimin e pronave në Hade dhe Shipitullë

Kabineti qeveritar në largim ka miratuar sot vendimin që të shqyrtohen kërkesat për shpronësim për zonat kadastrale Hade dhe Shipitullë.

Kryeministri në largim Isa Mustafa, tha rregullimi i çështjes së shpronësimit është më shumë se emergjente. Ndërsa shtoi se problemet janë paraqitur edhe pse në atë zonë shtëpitë nuk janë të banuara.

“Kjo është më shumë se emergjente dhe mund të kemi problem me furnizim me energji elektrike për shkak të vonesave. Çështjet ligjore duhet të zgjidhen nga ata që mirren me drejtësi”, tha ai.

Në mbledhjen e Qeverisë janë aprovuar edhe nismat për negocimin e marrëveshjeve me Kroacinë dhe Kuvajtin.

Ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti, tha se Qeveria e Kosovës dhe Kroacisë janë dakorduar për një marrëveshje për ndihmë reciproke në çështjet doganore. Ndërsa tha se Qeveria e Kosovës ka nënshkruar 8 marrëveshje me vende të të tjera. Më tej Hoti prezantoi nismën për negocimin me shtetin e Kuvajtit për shmangien tatimit të dyfishtë me ç’rast tha se me këtë marrëveshje, hidhen bazat e zhvillimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Siç tha ai, kjo marrëveshje synon eliminimin e dyfishtë në të ardhura dhe kapital në mes të shtetit të Kosovës dhe Kuvajtit./KosovaPress/