Aktuale

QKU: Këmbësori që u godit nga treni është në gjendje të rëndë shëndetësore

I riu që u godit sot nga treni I.H (20-vjeçar) në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Fushë-Kosovë është në gjendje të rëndë shëndetësore, thanë nga QKU për Gazetën Express.
Një aksident ka ndodhur para pak minutave në hyrje të Prishtinës konkretisht në afërsi të kzërmës “Adem Jashari”. Treni ka goditur një këmbësorë i cili është dërguar për emergjencë

Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur Bajram Krasniqi nga zyra për informim në Policinë e Kosovës. Ai tha se këmbësori ka pësuar lëndime dhe është dërguar për në emergjencë. Ndërsa policia po merret me rastin.

“Ka ndodh një aksident mes një treni dhe këmbësori në hyrje të Prishtinës afër kazermës “Adem Jashari”. Personi ka pësuar lëndime dhe është transportu për emergjncë”, tha Krasniqi.

Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë tha Shpënd Fazliu nga zyra për informim në QKU.

“Ju konfirmojmë se një person ka ardhur në QKUK, në gjendje të rëndë, mjekët emergjentë janë duke u marrë me të. Janë duke u kryer të gjitha ekzaminimet radiooslogjike dhe ekzaminimet tjera mjekësore”, tha Fazliu për Express.