Aktuale

Quni – Kurtit: Hiqe taksën, ktheje Veliun dhe unë do të bëj çmos që të tërhiqet mocioni

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, para deputetëve ka nisur fjalimin e tij, duke treguar për eksperiencën e tij prej ushtaraku, duke thënë se nga mosha 14 vjeçare, është angazhuar si ushtarak. Ndonëse  për tetë vite me radhë ishte kërkuar që të jetë një qëndrim i uniformuar në Armatën Jugosllave, gjërat më pas me shpërthimin e luftës, kishin ndryshuar dhe çdo kush kishte shkuar nga populli i tij.

Ai tha se e njëjta gjë ndodh edhe në Qeverinë e Kurtit, pasi që aty ka subjekte të ndryshme politike, e të cilat kanë edhe ideologji të ndryshme. Mirëpo sipas tij mbarëvajtja e punëve të kësaj qeverie do të  varej nga menaxhimi që do i bënte kryeministri Albin Kurti.

“Albin, konsideroje këtë ofertë: hiqe taksën, ktheje Agim Veliun dhe unë pastaj do të takohem urgjentisht me Isa Mustafën për ta bindur ta tërheq mocionin. Po e marrë përsuoër që të bisedojë me deputetët. Është e pamundur një qeveri që në përbërjen e vet ka parti të ndryshme me ideologji të ndryshme, me kriju një uniformitet, është e pamundur, por tash si menaxhohet kjo situatë varet nga lideri, kryeministri duhet me qenë menaxher aq i mirë që në t gjithë ato presione me marrë vendime që janë të mirë të qytetarëve dh shtetit. Këtu u ngritën disa tema a ka komplote a ka konsiparacione a është ndonjë gjë tjetër. Po ka, por të gjitha këto një kryeministër duhet t’i ketë parasysh dhe nuk duhet të bie në grackë”, tha Quni.

the authorGazetaKNN