Aktuale

Rakiç: Lista serbe do të largohet nga qeveria e Kosovës!

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me përfaqësuesit e partisë së tij ka marrë vendim që Lista Serbe të largohet nga Qeveria Haradinaj, shkruan Gazeta Blic.

Agjencia serbe e lajmeve ka bërë të ditur se takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Listës Serbe u mbyll në orën 12.30.

Ky takim filloi rreth orës 11:00 dhe aty mori pjesë edhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuriç dhe Nikola Selakoviç, Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës.

the authorE B