Aktuale

Rakiq: Lista Serbe miraton nismën për largimin nga Qeveria e Kosovës

Lista Serbe ka miratuar nismën për largimin nga Qeveria e Kosovës, dhe lidhur me këtë nismë do të njoftohet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, shkruajnë mediat serbe.

“Dialogu në rrethana të tilla, kur populli i paarmatosur ballafaqohet nga forca të shumta të policisë me pushkë të gjata, kur në vend të fjalës futen me pushkë, shkopinj dhe ushtrohet dhunë ndaj qytetarëve serbë, dialogu nuk ka kurrfarë kuptimi”, ka shtuar Rakiq, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se sot policia e Kosovës, arrestoi në pjesën veriore të Mitrovicës, Drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, i cili u fut në territorin e Kosovës, edhe përkundër ndalesës që i është bërë nga autoritetet në Prishtinë. /Telegrafi/