Aktuale

Rakiq: Sulmi ndaj aktivistëve të Listës hoqi të gjitha maskat

Sulmi më i ri ndaj aktivistëve të Listës Serbe hoqi të gjitha maskat kur është në pyetje klani i familjes Jabllanoviq dhe kërkon një reagim adekuat të organeve kompetente, ka thënë kryetari i Mitrovicës veriore Goran Rakiq.

Siç shkruan Tanjug, Rakiq ka ftuar policinë dhe Prokurorinë që në përputhje me ligjin ta procedojnë rastin, ndërsa qytetarëve u përkujtoi se Lista Serbe ka dëshmuar se “sa e rrezikshme është që ndonjë votë t’u shkojë njerëzve të tillë”.