Arsim & Kulturë

Rama: Kolonja ka qenë strehë e punëve të mira kombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar se dikur Kolonja ka qenë jo vetëm një rajon piktoresk, por edhe një strehë e punëve të mira kombëtare, begatia e së cilës ka ardhur dendur edhe nga bijtë e saj në diasporë.

Edi Rama në një shkrim në Facebook ka postuar edhe një foto me monumentin kushtuar dëshmorëve kolonjarë, transmeton KosovaPress.

Postimi i Ramës:

Një aureolë mahnitëse duket sikur përnderon monumentin e hijshëm dedikuar dëshmorëve kolonjarë të atdheut, ngritur më 1937, në qendër të Ersekës, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë. Dikur Kolonja ka qenë jo vetëm një rajon piktoresk, por edhe një strehë e punëve të mira kombëtare, begatia e së cilës ka ardhur dëndur edhe nga bijtë e saj në diasporë. Me dhjetëra e dhjetëra kanë qenë ata kolonjarë që kanë dhënë edhe jetën për idealet e mëdha të Pavarësisë dhe Çlirimit.