Aktuale

Rama: Krenari për flamurin e Skënderbeut në oborrin e Europës

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka publikuar një fotografi ku shihet flamuri i Shqipërisë në Bruksel, pas fillimit të negociatave për anëtarësimin në BE.

Rama, përmes një postimi në Facebook bashkangjitur me fotografinë shkroi: “Mirëmengjesi, me krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës”.

Dje kanë filluar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Rama nga atje ka falënderuar popullin e tij që nuk u dorëzua kurrë drejt kësaj rruge.