Aktuale

Rama në Stamboll, pritet nga Erdogan

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka udhëtuar në Stamboll ku ka zhvilluar një takim me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Rama përmes Facebok-ut ka thënë se me Erdoganin kanë diskutuar për projektet e përbashkëta në një takim që sipas tij ka zgjatur rreth 90 minuta.

Rama po qëndron në Stamboll ku nesër do të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Naftës.

“Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines”, shkruan Rama ndër tjerash në Facebook./KosovaPress/

the authorSamir Dalipi