Aktuale

Ramusa: Do t’i prezantojmë kriminelët serbë para Ambasadës së Francës

Kryetari i Organizatës Demokracia Studentore, Mexhid Ramusa përsëri kërkoi lirimin e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinajt dhe thotë se ka ndërmend të prezantojë kriminelët serbë që kanë kryer krime dhe gjenocid gjatë luftës në Kosovë.

“Ne do t’i prezantojmë të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krime dhe gjenocid gjatë luftës së fundit në Kosovë para Ambasadës së Francës në Kosovë, në rast se ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ramush Haradinaj, nuk do të lirohet nga autoritetet franceze që po mbahet nën arrest padrejtësisht. Kriminelët serbë lëvizin të lirë në botë, ndërsa çlirimtarët e Kosovës po arrestohen padrejtësisht, andaj ne kërkojmë vetëm drejtësinë për çlirimtarët tanë”, shtoi Ramusa./KosovaPress/