Aktuale

Ramush Haradinajt i kërkohet publikisht shkarkimi i Pal Lekajt

Nënkryetari i komunës së Kaçanikut Ylber Bajra ka kërkuar shkarkimin eMinistrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt.

Bajra thotë se ai është fajtori kryesor për bllokimin e disa fshatrave të Kaçanikut.

Ai këtë kërkesë e ka bërë nëpërmjet një letre të hapur drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj.

I nderuari kryeministër Haradinaj,

Mbyllja e arteries kryesore Prishtinë-Shkup nga MI ka shkaktuar telashe dhe bllokime të disa fshatrave të komunave Kaçanik dhe HiE! Në të njejtën, rruga alternative Doganaj, Glloboqicë Strazhë për shkak të fluksit të madh të trafikut, rrezikon jetrat e këmbësorve lokal dhe vet udhëtarëve! Të njoftova me detajet të shtunën!

I nderuari kryeministër,

Me ministrin dhe zv përkundër insistimit tim për komunikim ndër institucional nuk ia kemi dal të merremi vesh! Ju njoftoj se banorët e fshatrave të prekura të dy komunave kanë paralajmêruar protestë të dhunshme nëse sot deri ora 14.00 nuk gjendet zgjidhje. Duke ju besuar në plotni, parandaloni të keqen!

Ju lutem merre ministrin e vizitoni sot kryetarët e komunave në fjalë! Në të kundërtën kërkoj publikisht shkarkimin e Pal Lekaj!

Me respekt,

Ylber Bajra, nënkryetar i komunës ne Kaçanik

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj së shpejti do të përballet edhe me një proces gjyqësor, kjo ngase ndaj tij është ngritur aktakuzë për kepërdorim të pozitës zyrtare, në kohën sa ky ishte kryetar i Komunës së Gjakovës.Saktësisht ai akuzohet për keq shfrytëzim të hiq më pak se sa 630 mijë eurove.

Pal Lekaj, për dy mandate ka qenë kryetar i Komunës së Gjakovës, nga viti 2008 e deri në vitin 2014, kur kishte humbur garën nga Mimoza Kusari – Lila.

Pas kësaj, Lekaj ishte zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kishte ushtruar edhe postin e shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Pas zgjedhjeve të fundit, ai ishte emëruar ministër i Infrastrukturës, në ekzekutivin kosovar, të cilin e udhëheq shefi i tij i partisë, Ramush Haradinaj. /GazetaBlic/

the authorE B