Sport

Rashica kërkon ta frymëzojë Werderin ndaj Leverkusenit, në luftë për mbijetesë në Bundesligë

Milot Rashica do të përpiqet ta frymëzojë Werder Bremenin kundër Bayer Leverkusenit, sot në ndeshjen e parë të tyre pas plot dy muajve, në një luftë të vështirë për mbijetesë në Bundesligë.

Rashica dhe Werderi i tij do të rikthehet në aksion sot për ta rifilluar misionin e vështirë për t’i shpëtuar rënies nga liga elitare gjermane, transmeton Gazeta Express.

Sezoni 2019/20 në Bundesligë rifilloi këtë fundjavë, me ndeshjet e javës së 26-të të gjitha të zhvilluara pa shikues në tribuna në bazë të rregullave të reja për mbrojtje nga pandemia koronavirus.

Njëlloj do të jetë veprojë edhe Werderi i Rashicës, që do të zbresë sot në fushën e Weserstadion si nikoqir i Bayer Leverkusen në orën 20:30, por pa mundur të llogarisë në përkrahjen e tifozëve vendas.

23-vjeçari i Kombëtares së Kosovës pritet të jetë titullar.

Werderi renditet në pozitën e parafundit në Bundesligë, me 18 pikë, 9 pikë larg vendit që ia siguron qëndrimin në elitë, të ciline mban Mainz. Ky i fundit i ka dy ndeshjet më shumë të zhvilluara, megjithatë.

Skuadra e Florian Kohfeldt e mori vetëm një pikë nga pesë ndeshjet e fundit para pandemisë, duke u mposhtur katër herë radhazi para se të barazonte Hertha Berlin.

Rashica, i cili i ka shënuar 10 gola dhe i ka dhuruar pesë asiste në 24 ndeshje deri tani këtë sezon, do të përpiqet ta ndihmojë Werderin ta rifillojë sezonin më fitore, për t’i mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës në Bundesligë.

the authorGazetaKNN