Sport

Rashica mund të largohet me kokën lart, Bremen zyrtarisht mbetet në Bundesligë

Werder Bremen ka dalë fitimtar ndaj FC Heidenheim 1846 për të siguruar një vend në Bundesligë.

Ekipi i Milot Rashicës barazoi në udhëtim 2-2, duke siguruar kështu mbetjen në Bundesliga për sezonin 2020/21 falë vlerës së golit mysafirë, pasi takimi i parë është kryer 0-0.

Kështu, Miloti, që në dy këto ndeshje ka bërë paraqitje pozitive, pas kritikave të shumta që ka marrë javëve të fundit – mund të largohet me kokën lart.

E ardhmja e tij mund të jetë te ndonjë klub tjetër në Bundesligë, ose Premierligë apo Serie A. /Gazeta Express/

the authorGazetaKNN