Sport

Rashica vazhdon me Vitessen

Ylli i përfaqësueses së Kosovës do të jetë pjesë e skuadrës holandeze.

Milot Rashica nuk do të lëvizë nga Vitesse, të paktën deri në vitin 2020, pas arritjes së marrëveshjes me klubin për vazhdimin e bashkëpunimit.

Klubi holandez ka njoftuar përmes faqes zyrtare për kontratën e re me futbollistin e lindur në Vushtrri.

Pikërisht nga Kosova e Vushtrrisë, Rashica në vitin 2015 ishte transferuar te Vitesse, ku ka qenë një nga më të mirët në sezonet e fundit.