ShowBiz

Rasim Thaçi-Cima sot feston ditëlindjen e 71-të

Cima sot feston ditëlindjen.

Humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi- Cima, sot feston ditëlindjen e tij të 71-të, shkruan lajmi.net.

Ndër vite ai ka qenë një nga emrat më të dashur për publikun, pasi me rolet e tij ka arritur që ti rrëmbejë zemrat e shumë fansave.

Cima i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se sot është zgjuar si 71-vjeçar ka pranuar urime të shumta.

“Sot u zgjova si 71 vjeçar 🎂”, ka shkruar ai derisa e ka publikuar një foto në ballkon dhe në kohë rekord postimi është ‘mbuluar’ me pëlqime e komente./Lajmi.net/

Sot u zgjova si 71 vjeçar 🎂

Posted by Rasim Thaçi – Cima on E hënë, 13 korrik 2020