Aktuale

Rastet e reja janë nga këto komuna dhe fshatra

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 645 rastë reja dhe 12 të vdekur.

Gjithashtu IKSHPK njofton se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 353 pacientë.

Rastet e reja janë nga këto komuna: Prishtinë 248 raste, Prizren 53 raste, Mitrovicë 42 raste, Gjakovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjilan 28 raste, Ferizaj 24 raste, Lipjan 20 raste, Fushë-Kosovë 19 raste, Skenderaj 15 raste, Suharekë 15 raste, Viti 13 raste, Deçan 11 raste, Drenas 11 raste, Malishevë 11 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kamenicë 9 raste, Pejë 8 raste, Dragash 7 raste, Klinë 4 raste, Shtime 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik dhe Zubin-Potok./FaktePlus