Aktuale

Rastet pozitive me COVID-19 vijnë nga këto komuna

IKSHPK ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 267 raste pozitive me COVID-19.

Në raportin e IKSHPK-së tutje theksohet se ka vdekur një person nga Komuna e Ferizajit.

Ndërkaq Prishtina është komuna e cila prinë me 56 raste, [astaj vjen Prizreni me 27 raste dhe Gjilani me 23 raste.

“ Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 56 raste, Podujevë 49 raste, Prizren 27 raste, Gjilan 23 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 13 raste, Suharekë 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Vushtrri 7 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Kllokot dhe Shtime”, thuhet në raportin 24 orësh të IKSHPK-së/FaktePlus