Aktuale

Rasti i fundit me koronavirus në Kosovë, një femër nga Korisha e Prizrenit

Se një rast i ri me COVID-19 është konfirmuar në Kosovë, ka njoftuar pak më parë IKSHPK. Fillimisht nuk u dha vendi se prej nga vjen rasti i fundit. Por pak minuta më pas, instituti ka përmirësuar njoftimin duke treguar se rasti i fundit me Coronavirus në Kosovë ka rezultuar pozitiv në Korishë të Prizrenit

Fjala është për një paciente femër. Numri total i të prekurve në Kosovë, pas këtij rasti, ka shkuar në 126. Prej tyre 10 tashmë janë konfirmuar të shëruar nga pandemia.

Një person, deri më tash, ka humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19.

Njoftimi i plotë:

NJË RAST I RI ME COVID-19!

Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive. Pacientja është nga Korisha e Prizrenit.

Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

TA PARANDALOJMË KËTË!

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

PËR TË GJITHË QYTETARËT TANI ËSHTË I OBLIGUAR VETËIZOLIMI NË SHTËPI!

KOSOVA ËSHTË NË KARANTINË GJEOGRAFIKE!