Aktuale

Reagon Edi Rama për përmbytjet: Po vazhdon pa ndërprerje angazhimi në terren

Reshjet e shiut gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë bërë që në shumë zona të ketë përmbytje.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar kryeministri Edi Rama, ku përmes një status në ‘Facebook’, ka bërë me dije se shteti është në krye të detyrës.

“Që prej ditës së djeshme vazhdon pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit në përballimin e situates së krijuar nga moti i rënduar si edhe për të qenë pranë familjeve të prekura”, shkruan Rama.