Aktuale

Reagon kryeministri, tregon se çka ndodhi me tabelën në Zubin Potok

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar rreth vendosjes të një tabele me mbishkrimin “Republika e Serbisë- Kosova dhe Metohija” e vendosur brenda territorit të Kosovës.

Më saktësisht kjo tabelë shihet se është vendosur në hyrje të komunës me shumicë serbe, Zubin Potok, në veri të vendit, përcjell FaktePlus.

Haradinaj, ka thënë se kjo tabelë është hequr mbrëmë nga organet e zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës.

Postimi I tij I plotë:

Të dashur qytetarë,

Tabela në Zubin Potok, për të cilën është raportuar dje në media, është hequr mbrëmë nga organet e zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës./FaktePlus/