Aktuale

Reagon Pacolli: Do t’i kërkojmë organizmave sportiv ta përjashtojnë Serbinë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas bllokimit të karateistëve kosovarë për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se akti i bllokimit të karateistëve të Kosovës në kufirin serbo-kosovar është një akt qyqar dhe i dëshpëruar i Serbisë.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

“Akti i bllokimit të karatèistëve të Kosovës në kufirin serbo kosovar është një akt qyqar dhe i dëshpëruar i Serbisë. Shtetësia e Kosovës nuk kontestohet dot me veprime që nuk i mbushin mendjen as më budallait të nacionalistëve serbë në opinionin publik kinse Serbia nuk e pranon shtetësinë e Kosovës. Shtetësia kosovare ekziston dhe është pranuar ndërkombëtarisht.
Federatat botërore sportive kanë rregulla të forta për shtetet që pengojnë pjesëmarrjen e sportistëve në aktivitete të ndryshme sepse sporti i shërben paqes dhe pajtimit mes popujve. Pak vite më parë në rastin e Majlinda Kelmendit, pikërisht prej këtyre rregullave, Rusia pranoi pasaportën, flamurin, himnin e Kosovës. Ne do i kërkojmë organizmave sportive ta përjashtojnë Serbinë.”/Lajmi.net/