Aktuale

Reagon Shpend Ahmeti, kërkon qartësim për rregullat e rihapjes së çerdheve

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas hapjes së plot të fazave nga qeveria.

Ahmeti në një publikim në facebook ka pyetur se kur do të hapen sakt çerdhet në vend.

Ai po ashtu ka pyetur edhe për rregullat e reja të cilat duhet të prezanohen për hapjen e çerdheve./FaktePlus

Reagimi i plotë i Ahmetit:

Sot në konferencë për media të qeverisë u fol edhe për rihapjen e çerdheve. U përmenden dy data, 1 qershor dhe 8 qershor. Po ashtu u përmenden edhe rregullat strikte për çerdhet. Por nuk kemi marr asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat.

Ne presim që Ministria e Arsimit të qartësojë situaten dhe rregullat, po shpresojmë sonte.

Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë.

Çerdhet do të rihapen këto ditë, por ka nevojë për më shumë detaje e përgatitje.