Sport

Real Madrid, i blinduar

Real Madrid e ka të ardhmen të sigurt
Drejtuesit e Real Madridit shumë shpejt pritet që t’i vazhdojnë kontratat me disa nga yjet e ekipit.

Pas Gareth Bales, Toni Kroosit e Cristiano Ronaldos, Los Blancos pritet t’i blindojë edhe yjet e tjerë.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, Real Madrid pritet që brenda këtij viti t’i vazhdojë kontratat me gjashtë lojtarë.

Fjala është për: Asensio (2023), Marcelo (2022), Carvajal (2022), Varane (2022), Iscon (2022) e Benzeman (2021).

Kurse, edhe Zinedine Zidane pritet ta zgjasë kontratën me Real Madridin deri në vitin 2020. /Express/

the authorE B