Sport

Real Madrid e shet Modricin te Inter vetëm me një kusht

Real Madrid është i gatshëm ta shesë Luka Modricin.
Real Madrid duket se do të heq dorë nga Luka Modric në verën e ardhshme.

Inter ka kohë që po e kërkon transferimin e fituesit të Topit të Artë, andaj tani e ka shansin e madh, përcjell “lajmi.net”.

Por, Real Madrid ka bërë me dije se ata do ta shesin Modricin, vetëm nëse e transferojnë Milan Skriniarin dhe Mauro Icardin.

Skuadra spanjolle është vënë pas dy lojtarëve të nerazurëve, andaj janë të gatshëm ta ofrojnë kroatin dhe 80 milionë euro për t’i transferua të dy lojtarët. /Lajmi.net/