Sport

Real Madrid i bashkohet garës për transferimin e Kessie

‘Los Blancos’ po mendojnë transferimin e futbollistit të gjigantit italian.

Sipas ‘Diario AS’, Real Madrid i është bashkuar listës së skuadrave që po dëshirojnë të marrin Franck Kessie në fund të edicion si futbollistë i lirë, transmeton lajmi.net.

Mesfushori ka kontratë me Milanin deri në qershor 2022, dhe negociatet për zgjatjen e kontratën nuk janë duke shkuar mirë.

Kessie po dëshiron një pagë rreth 8 milionë euro në sezon për të rinvouar, ndërsa ‘Rossonerët’ nuk po ofrojnë më shumë se 6.5 milionë.

Duke parë situatën e tij, top klubet evropiane janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e Kessies si futbollistë i lirë.

Përveç Real Madridit, edhe PSG, Barcelona, Liverpooli, Arsenal dhe Man Utd janë në garë për 24-vjeçarin.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë mund të nënshkruajë para-kontratë në merkaton e dimrit me ndonjë skuadër tjetër. /Lajmi.net/