Sport

“Real Madrid larg Barcelonës së Guardiolas”

Ronald Koeman, trajneri i Evertonit, mendon se Barcelona e Pep Guardiolas ka qenë shumë më e mirë se ekipi aktual i Real Madridit
Real Madridi arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve, të shtunën, pasi në finale e mundi Juventusin me rezultat të thellë 4:1.

Los Blancos hyri në histori të kësaj gare duke u bërë skuadra e vetme që e fiton trofeun e Ligës së Kampionëve dy herë radhazi.

Por, ish-mbrojtësi i Barcelonës, tani trajneri i Evertonit, Ronald Koeman mendon se Barcelona e Pep Guardiolas ka qenë shumë e mirë se ekipi aktual i Real Madridit

“Real Madrid janë kampionët, ata kanë qenë ekipi më i mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon”, ka deklaruar Koeman.

“Por unë nuk mendoj se ata mund të krahasohen me Barcelonën e Pep Guardiolas. Ata ishte një ekip i shkëlqyer”, ka theksuar holandezi.

Pep Guardiola kishe fituar dy herë Ligën e Kampioneve me Barcelonën në sezonet 2008-09 dhe 2010-11. /Express/