Sport

Real Madrid merr vendim të papritur për Hazardin

Real Madrid raportohet se ka vendosur në shitje Eden Hazardin.

Mediumi spanjoll, ABC, raporton se Real Madrid janë të lodhur me përfaqësuesin e Belgjikës dhe kërkojnë largimin e tij nga klubi, përcjell lajmi.net.

Hazard u pa duke qeshur me ish-shokët e tij të skuadrës pas eliminimit nga gjysëmfinalja e Ligës së Kampionëve dhe u kritikua shumë për këtë gjest.

Kjo vlerësohet si një papërgjegjësi totale e belgut dhe një largim i tij nga ‘Los Blancos’ është shumë i mundshëm.

ABC thotë se nëse një ofertë e mire vjen në zyrat e klubit për Hazardin, atëherë ky i fundit do të largohet./Lajmi.net/