Sport

Real Madrid nuk janë gati t’i ofrojnë kontratë afatgjate kapitenit Ramos

Sergio Ramos sheh veten para një udhëkryqi të madh.

Qendërmbrojtësi spanjoll, i cili mban shiritin e kapitenit te skuadra e Real Madrid, Sergio Ramos, duket se do të ketë telashe për të vendosur të ardhmen e tij.

Sipas raportimeve të ‘Diario AS”, Real Madrid do të ofrojnë vetëm kontratë një vjeçare për Ramos, transmeton lajmi.net.

34 vjeçari ka kontratë valide deri në vitin 2021 dhe thuhet se ai dëshiron kontratë të re dy vjeçare, për të mbetur me ‘Los Blancos’.

Diskutimet për një kontratë të re pritet të intensifikohen gjatë janarit. 

the authorGazetaKNN