Sport

Real Madridi: Ekziston një dallim i madh mes cilësive të lojtarëve dhe rezultateve

Nëse ishte i nevojshëm një sqarim për shkarkimin e Julen Lopeteguit nga pozita e trajnerit, Real Madridi u sigurua ta publikonte një deklaratë të tillë me një mesazh shumë të fuqishëm, ku vihet në dyshim aftësia e spanjollit për t’i menaxhuar yjet e klubit.
Një nga paragrafët e kësaj deklarate e bën të qartë se drejtuesit e Real Madridit e shkarkuan Lopeteguin për t’i dhënë fund krizës së klubit, megjithatë e falënderojnë spanjollin për punën e tij, transmeton Gazeta Express.

Deklarata zyrtare e Real Madridit:

Bordi i drejtorëve të Real Madridi, i cili u takua sot më 39 tetor të 2018-ës, kanë arritur marrëveshje që t’i japin fund kontratës që e lidhte trajnerin Julen Lopetegui me klubin.

Përmes këtij vendimi, të marrë nga nivelet më të larta të përgjegjësisë, synojmë t’i ndryshojmë dinamikat në ekipin e parë, përderisa të gjitha synimet e këtij sezoni ende janë ta arritshme.

Bordi i drejtorëve e kupton se ka një dallim të madh mes kualitetit të stafit të Real Madridi, ku përfshihen edhe tetë lojtarë të nominuar të Topin e Artë, gjithçka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në histori të klubit, dhe rezultateve të arritura deri më tani.

Klubi e falënderon Julen Lopeteguin dhe të gjithë ekipin e tij teknik për punën dhe mundin e tyre dhe u uron atyre më të mirat në karrierën e tyre profesionale.

Ai do të zëvendësohet përkohësisht nga Santiago Solari, i cili do ta drejtojë ekipin e parë qysh nga nesër, të martën.

Në paragrafin e tretë, Real Madridi e thekson arsyen e shkarkimit, ku shkruajnë se niveli i kualitetit të lojtarëve me rezultatet e arritura nuk është në baraspeshë. Ata i përmendin tetë lojtarët e nominuar për Topin e Artë: Courtois, Ramos, Varane, Marcelo, Isco, Modric, Bale dhe Benzema. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli