Sport

Reali vendos për Martin Odegaard

Odegaard do të kthehet në Madrid në vitin 2021.

Real Madridi ka vendosur që ta lë Martin Odegaardin në huazim te Real Sociedad edhe për një sezon, raporton AS.

Talenti norvegjez po bën paraqitje pozitive për Sociedadin, por bashkë me klubin, futbollisti ka vendosur që deri në vitin 2021 të vazhdojë të luajë rregullisht para se të kthehet për të triumfuar në Madrid.

Odegaard do të jetë 22 vjeçar kur të kthehet në Madrid, mosha më e mirë për t’ia besuar një vend në formacion.

Këtë edicion me Sociedadin ai ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar për tetë të tjerë në 30 paraqitje në të gjitha garat. /Gazeta Express/