Rajon & Botë

Referendum për vendosjen e sistemit presidencial në Turqi

Nëse Parlamenti turk së shpejti merr vendimin përkatës, është e mundshme që deri në pranverën e ardhshme në Turqi të organizohet referendum për vendosjen e sistemit presidencial të qeverisjes, deklaroi ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag.

Sipas televizionit turk “Kanal 24”, Bozdag sot deklaroi se propozimi qeveritar për sistem presidencial do ta mbajë Parlamentin në formën e saj të tanishme dhe do ta mbrojë strukturën e vetme në Turqi.

Paraprakisht Qeveria turke kumtoi se do t’i ripërtërijë orvatjet për ndryshimin e Kushtetutës dhe zgjerimin e kompetencave të presidentit, që janë ambicie të vjetra të presidentit Rexhep Tayip Erdogan.