Rajon & Botë

Regjimi i Asadit bombardon një kamp refugjatësh në Idlib

Forcat e regjimit të Basha al Asadit kanë bombarduar një kamp refugjatësh në Idlip të Sirisë.

Agjencia AA ka raportuar për civilë të vdekur dhe shumë të plagosur, si pasojë të sulmit ajror. Ndërsa ka theksuar se sulmi ka ndodhur në Maarat el-Numan të Idlibit.

Nga ana tjetër Hamid Kutejni, një zyrtar i mbrojtjes civile në këtë rajon, ka thënë se një aeroplan i regjimit të Asadit ka hedhur 3 bomba me parashutë në kampin e refugjatëve.