Aktuale

Regjistrimi i OJQ-ve tash edhe përmes Sistemit Elektronik

Organizatat Jo-qeveritare tashmë mund të realizojnë procesin e regjistrimit përmes Sistemit Elektronik.

Në Ministrinë e Administratës Publike u bë promovimi i Sistemit Elektronik për Organizata Jo-qeveritare, që do të krijojë lehtësira për regjistrimin e OJQ-ve.

Ministri i MAP-it Mahir Yagcilar, gjatë kesaj ceremonie tha se me Strategjinë për Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020 dhe me Planin e Veprimit, ndër objektivat kryesorë është edhe ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët, bizneset dhe OJQ-të.

“MAP-i si institucion përgjegjës për regjistrimin e organizatave jo-qeveritare, është i përkushtuar në lehtësimin e procedurave për regjistrimin e organizatave jo-qeveritare, për faktin se shoqëria civile  ka qenë dhe mbetet ndër partnerët bashkëpunues edhe në zbatimin e Strategjisë për bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013-2017”, ka thënë Yagcilar.